Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq, vetëm te Albin Kurti kam pa

Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq, vetëm te Albin Kurti kam pa

Zafir Berisha, anëtar i NISMA-s, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti në lidhje me rikthimin e presionit perëndimor për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Ai theksoi se Kurti ka bërë tradhti ndaj Kosovës duke pranuar Zajednicën, duke e konsideruar këtë veprim si një rrezik për çdo arritje të deritanishme.

Berisha argumentoi se fryma neojugosllave që kërcënon stabilitetin në rajon tani po shfaqet edhe në Kosovë, duke theksuar se shqiptarët nuk duhet të lejojnë që të manipulohet me të ardhmen e vendit të tyre.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Me rrejtë e mos me u skuq, vetëm te Albin kamë pa!
Rikëthimi i presionit perendimor ndaj Albinit për të realizuar atë që ju ka premtuar dhe që është zotuar në marrveshjen e Brukselit dhe Ohrit, është një tregues se ata nuk mundesh me i rrejtën si militantët e partisë.
Albini me pranimin e Zajednicës nuk bëri tradhëti ndaj militantëve të tij, sepse ata nuk kan tru me ditën çka është tradhëtia, ai bëri tradhëti ndaj Kosovës!!!
Albini duke pasur tutor Veton Surroi, po harrojn se Kosova nuk është çiflig i tyre, për që me qitë në pazar me Vuçiqin.
Me dekada bënë përpjekje, fillimishtë me JUL, pastaj në KAN, më fund në LVV, derisa erdhën në pushtet, për me rreziku çdo të arritur dhe vlerë që është bërë me shumë mund në këtë vend.
Fryma neojugosllave me orjentim pro sllavë që rrezikoj sigurin dhe rendin kushtetues në BeH, Mal të Zi e Maqedoni, tashmë është shpërfaqur edhe në Kosovë me marrveshjet e dëmshme Kurti-Vuçiq.
Zafa

Shpërndaje në: