Berisha i quan Gashin dhe Gjinovcin “barkqitje sllave”: Po e infektojnë opinionin
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar mediat që po iu japin hapësirë Shkëlzen Gashit dhe Rron Gjinovcit, të cilët vazhdimisht kritikojnë luftën çlirimtare.
Këta të fundit ai i ka quajtur barkqijte sllave.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Gashi dhe Gjinovci para se të dalin në media duhet të marrin certifikatën e sigurisë nga AKI-ja.
“Është për me u befasu se si disa tv. vazhdojn t’i japin hapësir barkëqitjes sllave të cilët me kundërmimin e tyre po infektoj opinionit me mendim kritikë të kufizuar. Shkelzen Gashi, Rron Gjinovci etj etj para se me shku në debat duhet me marrën certifikatën … nga AKI , sepse po harrojm se për afër një shekullu Serbia ka mjellën farën e flliqët në vendin tonë, prandaj nuk duhet te befasohemi kur ndodhë ajo që ndodhi me spijunët e Serbisë në Fetziaj”, ka shkruar Berisha.
Është për me u befasu se si disa tv. vazhdojn t’i japin hapësir barkëqitjes sllave të cilët me kundërmimin e tyre po…
Posted by Zafir Berisha on Friday, June 7, 2024