Berisha i AAK-së: Beka nuk ka nevojë për vota, votat kanë nevojë për Bekën
Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se është i lumtur që do të kandidoj sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës.
”Për krejt problemet kemi me folë bashkë, edhe nëse e keni ni rrugë paasfalltu, ose edhe çfarë çaji po doni me pi bre”, shkruan ndër të tjerash.
Postimi i plotë:
Beka nuk e nis fushatën, po fushata e nis Bekën… 8️⃣
Jam shumë i lumtur që jam kandidat edhe sivjet, e ma i lumtur që kam me ju përfaqësu prapë.💪
Për krejt problemet kemi me folë bashkë, edhe nëse e keni ni rrugë paasfalltu, ose edhe çfarë çaji po doni me pi bre, unë menoj për juve, ju vazhdoni punët e juve, veç leja Bekës ti!
✔️ Beka nuk i fiton zgjedhjet, po zgjedhjet e fitojnë Bekën.
✔️ Beka nuk ka nevojë për vota, votat kanë nevojë për Bekën!
✔️ Beka nuk e shikon orën, ora e sheh Bekën për të ditur se sa ka mbetur deri në ndryshim!