Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, i mbyll derën Bashës

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, i mbyll derën Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha I vka hapur derën për negociata Shpëtim Idrizit për të dalë së bashku në koalicion në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar. Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera. Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë…”, tha Berisha.

Nga ana tjetër Berisha bëri të qartë se nuk do të ketë një bashkëpunim me Lulzim Bashën.

“Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës. Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti… Kjo qëndron. Nuk përjashtoj asnjë… Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: