Berisha flet pas daljes nga SPAK: Gjeta ish-xhelatin duke marrë një strajcë me para

Sali Berisha ka folur pas paraqitjes së tij në SPAK, ku si zakonisht ishte për të zbatuar masën e sigurimit, që kërkon paraqitjen e tij në institucionin e drejtësisë çdo të hënë të parë dhe të tretë të çdo muaji.
Në një deklaratë pas daljes nga SPAK, Berisha ka akuzuar SPAK-un dhe ka quajtur atë një “prokurori politike”, duke theksuar se ky “regjim” do të përfundojë më 11 maj 2025.
“Gjeta ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, që po merrte një strajce me para nga Benet Becaj dhe po pinin një kafe të shtruar. Gjeta kurban te marrëveshja Rama-Dumani, të cilët etjenin e Xhafës, sepse Xhafa dhe Shekli ishin përfshirë në marrëveshjen, sipas të cilës nuk mund të sulmoheshin nga SPAK-u pa autorizimin e plotë të Ramës. Marrëveshja kufizonte dhe ndalonte hetimet për zyrtarët e lartë, pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën. Ata u përpoqën të tërheqin opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, duke u ulur dhe firmosur marrëveshjen”, tha Berisha.
“Xhafa ishte aty dhe nuk doli më nga SPAK-u. Aty ku firmosa, dëshmoi procesverbali se nuk duhej të kishte vërejtje. Unë i lashë një letër të veçantë për Prokurorinë Politike të Edi Ramës, kukullën e George Soros, me mercenarët Dumanin, që është vegël dhe patericë e regjimit të pushtetit të krimit”, u shpreh Berisha.
“Ne jemi opozitë dhe beteja për votën e lirë është beteja jonë. Armiqtë e votës së lirë janë ministrat”, tha Berisha. “Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe Skapin e partisë.
Ju lutem dëgjojeni.
Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri.Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar.Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah.Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë.Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose ti bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje.E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës.Dhe pastaj kësaj thirrje, këtij paralajmërimi, këtij ultimatumi, Tao tha: Nesër ndodh!Pra, të gjitha urdhërohen nga banda, ultimatumit të bandës që ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do, pra nuk do vjedhim vota për ty, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh.Këto janë krimi elektoral, dosjet e krimit të shëmtuar të Taulant Ballës, Edi Ramës, mbi të cilat fle Skapi i partisë dhe ky është një krim monstruoz kushtetues”, tha Berisha.