Berisha: Edhe analfabeti i fundit e ka kuptuar rrenën e Albinit për gjoja luftë hibride
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj intervistës së fundit të Mimoza Kusari-Lilës, e cila e ka pranuar se ka komunikuar me kriminelin Milan Radoiçiq.
Ai ka bërë me dije se tash të gjithë e kanë kuptuar gënjeshtrat e pushtetit për gjoja luftë hibride nuk qëndrojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se personazhi kryesor i “Klanit Zdravo” është Kusalri-Lila.
“Mimoza më në fund e paska pranu se është kordinu me Listën Serbska dhe kriminelin Radojqiq ndërsa Simiçin e ka quajtur vëlla, mirpo sipas gjuhës që ajo ka komuniku “brate” na qenka mikë, e nuk na tregoj çka dmth “drugar”! Besoj se tashmë edhe analfabeti i fundit i mbetur në horizont, e ka kuptuar se rrena e Albinit për gjoja luftë hibride nuk qëndron, sepse personazhi kryesor i “Klanit Zdravo” po e demanton duke pranuar bisedat dhe bashkëpunimin me Radojqiqin dhe Simçin”, ka shkruar Berisha.