Berisha: E turpshme që hoxha e ka pranuar në shtëpi, pasuli ka me i dalë për hunde Kurtit

Berisha: E turpshme që hoxha e ka pranuar në shtëpi, pasuli ka me i dalë për hunde Kurtit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti edhe gjatë kësaj fushate, si në të kaluarën (2022) shkoi për drekë te Mulla Osmani ku u ushqye sërish me pasul e mish të thatë.

Mulla Osmanit ia hapi dyert Kurtit, tre muaj pasi i vdiq vëllai tragjikisht derisa ishte duke punuar në ndërtimtari i cili në ndërkohë ishte ushtar i FSK-së,

Dreka e Kurtit në shtëpinë e Mulla Osmanit, sipas kandidatit të Nisma’s për deputet, Zafir Berisha, “do t’i dalë për hundësht Kurtit”.

Berisha gjatë intervistës për Periskpin, veprimin e  Mulla Osmanit e quajtur të turpshëm.

“Pasuli i Mulla Osmanit ka me i dalë për hunde. Sepse së pari Mulla Osmani është Mulla Osman, por Drenica nuk harron që vëllai i tij, një luftëtar i UÇK-së, një pjesëtar aktiv i FSK-së, për shkak të regjimit të Albin Kurtit është detyruar të punojë pas orarit të punës dhe me pas një përfundim tragjik duke punuar për ta ruajtur familjen është e turpshme, më shumë se e turpshme që një hoxhë duke e ditë këtë me prit një kryeministër të regjimit që e ka përdhosë cdo vlerë njerëzore e shtetërore të këtij vendit, por sido që të jetë po e përsëris, as pasuli i Mulla Osmanit s’ka me e shpëtu më 9 shkurt”, u shpreh Berisha.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni mëposhtë:

 

Shpërndaje në: