Berisha: Dyshime të mëdhaja, Faruk Mujka ka qenë në partinë e gruas së Millosheviqit, sot është drejtor në Ibër Lepenc

Berisha: Dyshime të mëdhaja, Faruk Mujka ka qenë në partinë e gruas së Millosheviqit, sot është drejtor në Ibër Lepenc

Deputeti Bekë Berisha foli për shpërthimin në kanalin e Ibër Lepencit.

Ai për Periskopin tha se ishte veprim i rrezikshëm teksa kritikoi edhe institucionet përgjegjëse.

Po ashtu Berisha derisa foli për Ibër Lepencin, ai përmendi edhe drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujken.

Ai tha se Mujka ka qenë në partinë e gruas së Millosheviqit, ndërsa sot drejton ndërmarrjen e Lepencit.

“Më bëri përshtypje Faruk Mujka që është në krye të Ibër Lepencit. Ky ka qenë në partinë e Millosheviqit, gruas së Millosheviqit “jul”, domethënë edhe ai aty, tash i pashë edhe disa deklarata të tij që i thoshte dikut të Stanishiqit, ky i Julit, këtu vec të ishin prish shërbimet serbe sekrete që punojnë mes vete, ky është lajm i mirë. Por qysh ai i Julit dhe dokumenti po, dhe drejtor i Iber Lepencit tash ish dal edhe ai me i bë hetimet dhe këtu është dyshimi shumë i madh se cka po ndodh me neve”, ka thënë në Reel Talk me Maxhunin.

Shpërndaje në: