Bëri publike lidhjen, Bebe Rexha: Ai është i duhuri
Bebe Rexha më në fund është ‘kapur’ me partnerin e saj, të cilin prej kohësh ishte munduar ta fsheh nga vëmendja e publikut.
Pak kohë më parë u zbulua se artistja shqiptare është në lidhje me Keyan Safyari, me të cilin ka filluar romancën në fillim të këtij viti.
Ne (familja) e pëlqejmë këtë djalë. Mendoj se ai është i duhuri. Është me të vërtetë i mirë. Është i dashur, kujdeset për mua, më kupton sa i përket karrierës. Familjes sime po i pëlqen”, është shprehur ajo.
Nuk isha e vetme gjatë izolimit. Kam një mashkull të mrekullueshëm në jetën time dhe është e mrekullueshme. Jam falënderuese për të, thjesht jam duke e shijuar jetën”, shtoi tutje Bebe.
Ndërsa, Bebe nuk e ka lënë anash as punën, ajo sot publikoj bashkëpunimin “Baby Im Jealous” me reperen, Donja Cat.