Berat Gjimshiti: S’ka rëndësi a luan me formacionin e dytë, Spanja është e fortë!

Berat Gjimshiti: S’ka rëndësi a luan me formacionin e dytë, Spanja është e fortë!

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Spanjës.

Shqipëria nesër tenton t’i marrë tri pikë të plota ndaj spanjollëve në Euro 2024, për të vazhduar rrugëtimin, shkruan Indeksonline

Për Gjimshitin kjo do të jetë një ndeshje tejet interesante dhe e vështirë, pavarësisht se është raportuar se Spanja shfaqet me formacion të dytë në këtë ndeshje.

“Besoj që një ekip shumë e fortë, por besoj që të gjithë jemi gati për këtë sfidë nesër. Gjëja më e rëndësishme është që të kalojmë grupin dhe do tentojmë nesër të befasojmë Spanjën.

“Besoj që nuk ndikon aspak edhe formacioni i dytë është në nivelin si të formacionit të parë. Nuk ndikon shumë tek ne, ne e dimë se kë e kemi përballë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk mendojmë që ata do luajnë me ekipin e dytë sic po mendojnë të tjerët.

Dënimi për Mirlind Dakun:

“E kam menduar që duhet të fokusojhemi te ndeshja e nesërme. Daku ka bërë një gabim dhe ka kërkuar falje. Por nesër mendojmë vetëm për ndeshjen”

A është e pamundur ndaj Spanjës?

“Asgjë nuk është e pamundur. Këtë e kam mësuar gjatë karrierës sime. Ne jemi këtu, për të treguar pse jemi në këtë pozitë. Do bëjmë të pamundurën që t’i shqetësojmë spanjollët nesër”.

Dënimi për Shqipërinë:

“Nuk jam këtu për të folur për cështje politike,. Këto janë gjëra që përkujdeset UEFA. Arseyeja pse jemi këtu është që nesër të luajmë një ndeshje të mirë. Dhe shpresoj që të kemi shumë tifozë që do na shikojnë nesër.”

Shpërndaje në: