Beqa: Kurti nën vetëdije e ka pranuar që ka dështuar

Beqa: Kurti nën vetëdije e ka pranuar që ka dështuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dështuar si kreu i qeverisë pas pranimit të diskutimit për datën e zgjedhjeve.

Beqa në “Five” të Dukagjinit u shpreh se kur diskutohet për datë të zgjedhjeve, nënvetëdije kreu i vendit pranon se ka dështuar.

“Ne jemi opozitë. Ne do t’i bindim publikun kur do të vijnë zgjedhjet. Me kandidatin, Bedri Hamza dhe ekipin e tij në të gjitha poret dhe strukturat do të prezantojnë projektin për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare. Secili kryeministër që është në qeverisje dhe gjatë mandatit të tij si kryeministër pranon të flas  për datën e zgjedhjeve ai nënvetëdije pranon se ka dështuar. Dhe ndoshta Kurti ka dashur të i ikë disa problemeve të tjera, nuk ka ku me i ik sepse vota e qytetarëve është jap për me bo diçka”, ka deklaruar ai.

Beqa ka deklaruar se qeveria aktuale e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti ka dështuar plotësisht në të gjitha sferat e jetës.

“Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka dështuar si qeveri. Ka dështuar në siguri, në integrim të vendit dhe krijimin e lidhjeve me vendet e reja, me diplomacinë, në përcjelljen e inflacionit, në rritjen e pagës, e pensioneve. Përgjithësi ka dështuar në të gjitha sferat e jetës”, ka deklaruar Beqa.

Shpërndaje në: