Beqa: Eksponentët qeveritarë me Kurtin në krye, të përfshirë deri në thellësi të aferës me rrymën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka deklaruar se çdo ditë po dalin në pah lidhjet korruptive brenda mafisë energjetike në vend, duke e akuzuar qeverinë e Albin Kurtit si të përfshirë deri në thellësi të këtij skandali.
Beqa theksoi se ai ishte një nga iniciatorët e hetimit të kësaj afere, duke përmendur fillimin e hetimeve përmes komisioneve parlamentare.
Në një deklaratë, Beqa theksoi se ish-kryeshefi i KEDS-it, Nagip Krasniqi, tani i pandehur, kishte vështirësi të përgjigjej para komisionit hetimor dhe se përpjekjet e tij për të mbrojtur “shokët e tij të korruptuar” vetëm sa e thelluan situatën dhe e futën atë në një pozicion të papranueshëm.
“Faktet po dalin njëri pas tjetrit, dhe e vërteta është e pamohueshme. Ky është një skandal që nuk mund të mbulohet më,” tha Beqa.