Benzema tregon se cilit ekip i ‘frikësohet’, përmend edhe Mbappen

Benzema tregon se cilit ekip i ‘frikësohet’, përmend edhe Mbappen

Karim Benzema ka folur para ndeshjes me Chelsean që do të zhvillohet ditën e mërkurë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

9-shi i Realit tha se kishte frikë në takimin ndaj Parisit që e fituan me rezultatin 3:1, shkruan Periskopi.

“Në pjesën e parë fola dhe u thashë të gjithëve: ‘Djema, jemi mirë. Pësuam një gol, por tentuam të sulmojmë. Është normale, duhet të sulmojmë. Duhet të keni kujdes vetëm nga kundërsulmet. Qetësohuni”, pohoi ai.

Ai gjithashtu tha se ka dëshirë të luajë me Mbappen në një klub, pasi në Kombëtaren e Francës përshtatën shumë.

“Po, e them shpesh këtë. Më pëlqen të luaj me të në kombëtare dhe do të doja të luaja me të në klub. Mendoj se do të shënonim te dy gola. Me Mbappen shkojmë mirë sepse e dimë se çfarë do të bëjë tjetri. Për shembull, neve na pëlqen të dy të shkojmë majtas, dhe pastaj njëri të ik më përpara”, tha Benzema.

Shpërndaje në: