Benzema thotë se Ronaldo e telefonoi atë dhe ia uroi çmimin e “Topit të Artë” dy ditë më parë
Karim Benzema, në një prononcim të dhënë mbrëmë, pas fitimit të “Topit të Artë”, ka folur edhe për urimin që ia ka bërë ish-bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo.
Ndër të tjera, francezi tha se Ronaldo e ka përgëzuar dy ditë para ceremonisë.
Sulmuesi tutje tha se ndihet falënderues ndaj portugezit, duke thënë se i ka ndihmuar të bëhet lojtari që është tani.
“Cristiano më përgëzoi mua dy ditë më parë kur kuptoi nga lajmet se kam fituar Topin e Artë. Unë i jam shumë falenderues atij për mbështetjen që më ka dhënë gjatë gjithë karrieres. Ai më ndihmoi shumë të bëhesha ky lojtar që jam sot”, përfundoi Benzema.
Francezi pati një sezon ëndrrash me “Los Blancos”, teksa arriti të ishte protagonist kryesor në fitimin e Champions League dhe La liga.