Benzema: Nuk mendoj se jam më i miri i botës
Skuadra e Realit do të zhvillojë finalen e Superkupës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit.
Real Madridi, skuadra fituese e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit, në finale të Superkupës do të përballet me Eintracht Frankfurtin, që triumfoi në sezonin e fundit të Ligës së Evropës, shkruan Periskopi.
Ky duel zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 21:00.
Para ndeshjes foli për media edhe Benzema, ku tha se nuk mendon se është lojtari më i mirë në botë aktualisht.
“Nuk mendoj nëse jam më i miri në botë… përpiqem të jap gjithçka për këtë klub”, tha ai.