Benzema nuk e llogaritë Ronaldon si më të mirin e historisë

Benzema nuk e llogaritë Ronaldon si më të mirin e historisë

Më herët gjatë këtij muaji, legjenda e Real Madridit kishte deklaruar se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, para Lionel Messit, Maradonës e Peles.

Ky koment ndezi debat të zjarrtë në internet, por u adresua edhe nga ish-bashkëlojtari i portugezit te Reali.

Gjatë fillimit të javës së kaluar, Karim Benzema u pyet nga “TNT Sport Br” për komentin e Ronaldos, dhe çuditërisht, ikona franceze nuk pajtohet me qëndrimin e tij.

“Çdokush thotë se çfarë do. Për mua, përshembull është Ronaldo Fenomeni. Mua nuk më pëlqen të bëj krahasime mes lojtarëve, secili ka historinë e vet, por unë mendoj se e tija është më e mira”, tha fillimisht Benzema.

Benzema foli edhe për ish-bashkëlojtarin e tij, Vinicius Jr, për të cilin kishte vetëm fjalët më të mira.

“Ai është lojtari më vendimtar i Real Madridit, është lojtar që gjithmonë e bën diferencën në fushë. Jam shumë i lumtur dhe krenar me të. Unë shpresoj që ai do ta fitojë një ditë Topin e Artë, vetëm se i duhet të vazhdojë me punën e njëjtë në Real Madridi”, ka thënë Benzema.

Benzema dhe Vinicius e kishin formuar një partneritet të frikshëm, kur gjatë sezonit 2021/22 triumfuan në Ligën e Kampionëve dhe arritën që të fitojnë La Ligan.

Shpërndaje në: