Benzema, lojtari i dytë më i vjetër në histori që e fiton ‘Topin e Artë’, e kalon Messin
Karim Benzema është bërë lojtari i dytë më i vjetër në histori që e fiton Topin e Artë.
Me 34 vjet e 10 muaj, sulmuesi francez e fitoi mbrëmë trofeun individual prestigjioz pas një sezoni të jashtëzakonshëm që e pati, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti i Real Madridit e sheh veten prapa të paarritshmit, Stanley Matthews, i cili në vitin 1956 e mori këtë çmim në moshën 41 vjeçare e 10 muaj.
Vendi i tretë i takon Lionel Messit, i cili vitin e kaluar e fitoi çmimin në mënyrë kontroverse si 34 vjeç e 5 muaj.