Benzema, ky ‘jashtëtokësor’ – I vetëm e fitoi takimin ndaj Chelseas, Villarreali e befasoi Bayernin

Benzema, ky ‘jashtëtokësor’ – I vetëm e fitoi takimin ndaj Chelseas, Villarreali e befasoi Bayernin

Kanë përfunduar dy takimet e çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Ishte Karim Benzema që shkëlqeu për Realin dhe e fitoi i vetëm takimin ndaj Chelseas.

Benzema shënoi ‘hat-trick’ në këtë përballje në minutën e 21’, 24’ dhe atë të 46, shkruan Periskopi.

Ndërsa ajo se çfarë bëri Chelsea ishte një gol i Kai Havertz në minutën e 40’të.

E takimin e dytë më mirë të mos përshkruhet fare, pasi Villarreali nuk e la të “merrte frymë” klubin e Bayernit.

Klubi spanjoll e fitoi takimin ndaj bavarezëve me rezultatin final në 1:0, me golin e shënuar nga Danjuma në minutën e 8’të të takimit.

Shpërndaje në: