Benzema ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Real Madridi ka konfirmuar që Karim Benzema ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit të fundit të bërë nga skuadra spanjolle.
Benzema ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit me metodën “PCR”, ai tashmë është vetizoluar dhe është duke iu nënshtruar protokolleve anti-COVID-19.
Real Madridi konfirmoi përmes uebfaqes zyrtare që sulmuesi francez ka dalë pozitiv me virusin. Kujtojmë se vitin e kaluar, Benzema vazhdoi bashkëpunimin me Real Madridin edhe për dy vite të tjera.