Benzema irriton tifozët e Barcelonës: Postimi me dy kuptime i yllit të Real Madrid

Benzema irriton tifozët e Barcelonës: Postimi me dy kuptime i yllit të Real Madrid

Karim Benzema nuk ka e ka lënë pa shfrytëzuar bujën e madhe të shkaktuar nga Lionel Messi.

Lojtari francez, i cili aktualisht luan me fanellën e Real Madrid, ka reaguar me një mesazh të fshehur pas lajmeve për largimin e Lionel Messi nga Barcelona.

Në pamje të parë, ylli i Real Madrid duket sikur ka thumbuar ikonën e Barcelonës, por, mesazhi i tij mund të kuptohet edhe ndryshe.

Benzema duket sikur ka postuar këtë fotografi në një kuptim që Leo po largohet duke lënë Barcelonën në katrahurë të madhe, përcjell Periskopi.

Megjithatë, në një kuptim tjetër kjo mund të shihet si një paralajmërim për ligën spanjolle se edhe ai vet mund të largohet, pasi gjithçka tani duket se ka marrë zjarr, pas largimit të fytyrës së ligës.

Gjithsesi, versioni i dytë ka më pak mundësi të jetë mesazhi i përçuar.

Benzema me shumë gjasë ka thumbuar tifozët e Barcelonës për heroin e tyre dhe kjo i ka irrituar paksa ata. /Periskopi/

Shpërndaje në: