Bentley sjell edicionin special të modelit luksoz të bazuar në linjat e jahtit (Foto)
Prodhuesi anglez BentlEy, është i njohur për edicione speciale, posaçërisht kur është fjala për më shumë luks.
Kësaj radhe do të lansohet një edicion prej 30 njësive i modelit Continental GT, që është bazuar në një jaht, transmeton Telegrafi.
Linjat e veturës janë pothuajse të njëjta me lundrat, derisa kombinimi i ngjyrave është bërë me qëllim që të duket si deti.
Pjesa e brendshme nga druri dhe lëkura e shtrenjtë janë të vendosura me shumë kujdes, në mënyrë që të ofrojë edhe komoditet të lartë.
Tashmë dihet se është 4.0-litra V8, por nuk është thënë asnjë fjalë për datën e lansimit apo çmimin që do ta ketë.