Bentley për 10 vite ka shitur 200 mijë vetura
Për një kohë të gjatë, ata hezituan t’u ofronin klientëve një model SUV, dhe kur e lëshuan një të tillë ai dha rezultate impresionuese.
Bentley përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021 me shitje rekord, me 40% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.
Kina regjistroi 187% kërkesë më të lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, kur vendi u godit nga një epidemi e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Më meritori për një rezultat të tillë është sigurisht Bentley Bentayga, SUV-ja e parë e markës britanike të makinave.
Rreth 40 për qind e të gjitha automjeteve të shitura nga kjo markë janë modele Bentayg.
Në fund të Marsit, Bentley shënoi jubileun e saj – 200,000 makina të prodhuara në 102 vjet ekzistencë, dhe mbi 75% e këtyre automjeteve janë bërë në 18 vitet e fundit.
Bentayga zë një vend të veçantë mes tyre. Gjegjësisht, në gjashtë vitet e fundit, 25,000 prej këtyre SUV janë bërë.