Bentley Bentayga i ri me “pak” kuajfuqi (Foto)

Bentley Bentayga i ri me “pak” kuajfuqi (Foto)

Zyrtarë të kompanisë Bentley, kanë bërë të ditur gjatë vitit të kaluar se Bentayga i ri që lansohet pas dy vitesh, mund të ketë më shumë kuajfuqi se paraardhësit.

Mirëpo, njoftimet e reja tregojnë se makina SUV do t’i ketë 600 njësi dhe se nuk do t’i shtohet asnjë më shumë, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh se të gjitha makinat Bentley shquhen për luks të lartë dhe jo për shpejtësi, kjo vazhdon edhe te varianti ri që do të ketë shumë lehtësi teknologjike.

Mbetet të shihet se si do të modifikohet ky Bentayga për të cilin është thënë se do të jetë më i gjerë dhe më i lartë ei përshtatshëm për të gjitha terrenet.

Ky model do të ketë konkurrencë të madhe me Lamborghini Urus, Audi A8, BMW X7, Rolls-Royce Cullinan dhe Mercedes GLS.

Shpërndaje në: