Benjamini i tmerrshëm Krishtlindjet i kalon prapa hekurva të burgut famëkeq

Benjamini i tmerrshëm Krishtlindjet i kalon prapa hekurva të burgut famëkeq

Ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy do t’i kalojë Krishtlindjet prapa hekurave në burgun e vështirë, pasi është akuzuar për një zinxhir përdhunimesh.

Mbrojtësi i majtë, 27-vjeçar, po mbahet i ngujuar në HMP Altcourse, që prej paraqitjes së parë në gjyq në gusht, transmeton Periskopi.

Ai akuzohet për shtatë raste përdhunimi dhe një sulm seksual kundër pesë grave të moshës mbi 16-vjeçare.

Natyra e akuzave nënkupton se Mendy do ta kalojë periudhën festive me të burgosur të rrezikshëm në burgun e ‘Merseyside’.

Mendy do të qëndrojë në burg deri në datën provisionale të gjykimit që është më 27 qershor ose më 1 gusht të vitit të ardhshëm, pasi tri kërkesa për lirim me kusht u refuzuan.

Ai mori akuzën e shtatë për përdhunim ditën e djeshme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: