Benjamin Netanyahu shtrohet në spital

Benjamin Netanyahu shtrohet në spital

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ai iu nënshtrua të dielën një operacioni për heqjen e prostatës, një zhvillim që vjen ndërsa Benjamin Netanyahu po menaxhon kriza të shumta, përfshirë luftën në Gazë, si dhe një proces gjyqësor në ngarkim të tij, nën dyshimet për korrupsion.

Netanyahu, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar një imazh publik si një udhëheqës i shëndetshëm dhe energjik. Gjatë procesit të tij gjyqësor këtë muaj, ai u mburr se punonte 18 orë në ditë.

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari, është në mesin e udhëheqësve më moshën më të madhe në botë, mes tyre Presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, 78 vjeç, Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, 79 vjeç, si dhe Papa Françesku, 88 vjeç.

Problemet me prostatën e janë të zakonshme tek meshkujt në moshë të madhe, por operacioni mund të ketë pasoja.

Gjyqtarët që po mbikëqyrin procesin gjyqësor në ngarkim të zotit Netanyahu e pranuan kërkesën e avokatit të tij të dielën, për të anuluar tre ditë dëshmish të planifikuara për këtë javë, për shkak të shtrimit të tij në spital për “disa ditë”.

Zyra e Netanyahut tha se ministri i drejtësisë Yariv Levin, një aleat i ngushtë i tij, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë operacionit.

Problemet me prostatën janë të zakonshme dhe në shumë raste lehtësisht të trajtueshme. Megjithatë, operacioni duket se zbeh disi imazhin e zotit Netanyahut në një kohë kur ai më shumë se kurrë do të dëshironte të shfaqej i fortë, ndërsa vendi i tij përballet me kërcënime të vazhdueshme. /VOA

 

Shpërndaje në: