Bëni kujdes! Si lidhet obeziteti i nënës me zhvillimin e trurit të fëmijës
Obeziteti është një shqetësim i jashtëzakonshëm i viteve të fundit. Kequshqyerja sjellë obezitet dhe pasojat për shëndetin janë të rrezikshme
Mesa duket ka një periudhë përgjatë të cilës obeziteti është shumë më i rrezikshëm sesa në kushte të tjera dhe kjo periudhë është shtatzënia.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Journal of Child Psychology & Psychiatry”, obeziteti ndikon në dy zona të trurit, që luajnë një rol kryesor në vendimmarrje dhe sjellje.
Obeziteti tek një grua shtatzënë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit. Sipas studiuesve pesha e tepërt e grave shtatzëna mund të pengojë zhvillimin e trurit të foshnjave që në tremujorin e dytë.
Moriah Thomason, autore e studimit, u shpreh: “Gjetjet tona pohojnë se mbipesha mund të luajë një rol në zhvillimin e trurit të fetusit, gjë që mund të shpjegojë disa nga shqetësimet konjitive dhe shëndetësore metabolike që shihen te fëmijët e lindur nga nënat mbipeshë.”
Ekipi hulumtues duke përdorur imazhe MRI për të matur aktivitetin e trurit të fetusit arritën në përfundimin se shanset që fëmijët të lindnin me probleme të ndryshme shëndetësore ishin më të mëdha tek nënat që vuanin nga obeziteti.