Benefitet e fistikëve
Kanë një përdorim të gjerë si fruta të thata por edhe në ëmbëlsira dhe akullore.
Flasim për fistikët, një ushqim i pasur me acide yndyrore mike të zemrës, proteina, kalium, vitaminë K dhe E, dhe me ngjyrën e vetë të jashtëzakonshme jeshile dhe lejla, është sintezë perfekte mes karotenoidëve, antioksidantëve të çmuar dhe flavonoidë, antinflamator aleat i mirëqenies.
Fistiku, i kultivuar që në periudhën prehistorike, ka origjinën nga Lindja e Mesme, sidomos në Persi.
Pema e tij nuk është shumë e lartë, rreth 6 metra, por ka jetëgjatësi, sa mund të shkojë deri në 300 vjet, duke u rritur shumë ngadalë dhe duke patur fruta me cikël dyvjeçar.
Mik i dietës
Fistikët ndihmojnë në kontrollin e peshës trupore falë efektit të tyre ngopës, përveçse ka mjaft fibra, që e bëjnë më të ngadaltë tretjen.
Bye bye plakjes
Kanë efekt antinflamantor, pasi mbajën proanotocidine, një familje antioksidantësh të pranishëm edhe tek farat e rushit, vera e kuqe.
Lamtumirë kolesterol
Fistikët ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Disa studime thonë se konsumi i rregullt ditor i rreth 30 gram fistikëve, redukton kolesterolin total me 10.1 për qind duke përmirësuar funksionimin e indeve që mbulojnë sipërfaqen e brendshme të zemrës, venave të gjakut dhe limfatike.
Nuk ka më glicemi të lartë
Konsumi i rregullt dhe i gjatë i fistikëve duket i dobishëm në trajtimin e pacientëve të prekur nga diabeti i tipit 2, falë efektit hipoglicemik dhe reduktimit të nivelit të insulinës.