Ben Yedder futet në histori të Champions League pas golit ndaj Manchester United (Video)

Periskopi.com Sporti

Wissam Ben Yedder ishte vendimtar për Sevillan e cila eliminoi Manchester Unitedin nga gara e Champions League

Skuadra spanjolle eliminoi Unitedin në ‘Old Trafford’ pasi triumfoi me rezultat 2:1, shkruan Periskopi.

Ben Yedder shënoi dy golat për mysafirët, derisa sulmuesi arriti edhe një rekord në Champions League.

Sulmuesi i Sevillas shënoi golin më të shpejtë si zëvendësues, ai arriti ta gjejë rrugën e rrjetës vetëm 87 sekonda pasi hyri në lojë.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur të realiuzuar nga Ben Yedder. /Periskopi/