“Bën muzikë “au iu”, Elvana Gjata në podcasin e Ramës: Prindërit nuk kanë dashur që unë të këndoj
E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata.
Ajo ka treguar si ka arritur suksesin e saj ndër vitem, dhe se si fillimi për të nuk ka qenë aspak i lehtë.
Elvana u shpreh se motra e saj ka qenë ajo që e ka mbështetur gjithmonë, teksa shtoi se prindërit nuk kanë qenë dakord që të merrej me muzikë, pasi dëshironin një profesion tjetër për të.
“Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani. Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë. Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë.”-tha Elvana Gjata.
Gjatë bisedës nuk kanë munguar dhe batutat mes artistes dhe kryeministrit Rama, ku ky i funit i tha se muzika që ajo bë është pak “au iu”,
Rama: Me motrën si i ke marrëdhëniet, se motra është në muzikën serioze.
Elvana: Pse kjo që bëj unë nuk është serioze.
Rama: Kjo është pak…
Elvana: Pak tralala
Rama: Pak au iu po…
Elvana: Sapo u mërzita (qesh)…