Bella Hadid rrëfen se qan pothuajse ‘çdo ditë dhe çdo natë’
Përmes disa fotove të postuara në Instagram, supermodelja Bella Hadid u kujtoi ndjekësve të saj se rrjetet sociale nuk janë jeta reale.
“Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm, çdo njeri ka diçka kaq të veçantë dhe unike për të ofruar. Dhe njerëzit harrojnë se të gjithë ndihen në thelb njësoj: të humbur, të hutuar, të pasigurt pse janë këtu. Ankthin të gjithë po e ndjejnë dhe përpiqen ta mbulojnë në një farë mënyre.” – shkruan Bella.
Modelja shton se fotot tregojnë se si është përditshmëria e saj, “çdo ditë, çdo natë. Prej disa vitesh.”
“Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm. Pra, nga unë te ju, nuk jeni vetëm.”
Hadid gjithashtu shkroi se ka përjetuar mjaft momente të vështira mendore për të kuptuar se “nëse punon mjaftueshëm me veten, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat, shkaqet, gëzimet dhe rutinën tënde, gjithmonë do të jesh në gjendje të kuptosh ose të mësosh më shumë rreth dhimbjen dhe si ta trajtosh atë.”
Në janar, Bella – e cila ka folur hapur në të kaluarën për luftën me depresionin dhe ankthin që kur ishte adoleshente – bëri një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale për t’u përqendruar te shëndeti mendor.