Belgjika e fortë për Finlandën që shpreson të vazhdojë tutje nga vendi i tretë

Belgjika e fortë për Finlandën që shpreson të vazhdojë tutje nga vendi i tretë

Belgjika ka shënuar fitore komode ndaj Finlandës.

Belgët dominuan në të gjitha aspektet, por deri vonë nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Romelu Lukaku realizoi një gol të bukur, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ishte një autogol nga Lukas Hradecky që kaloi Belgjikën në epërsi (74′).

Me këtë gol, mbrojtja e Finlandës filloi të ‘thyhet’ dhe vetëm pas shtatë minutave, Lukaku realizoi një gol shumë të bukur (81′), që doli të jetë edhe i fundit në ndeshje.

Belgjika ka mundur të shënonte edhe në shumë raste të tjera, mirëpo portieri i Finlandës ishte në top formë.

Kësisoj, Belgjika kalon në fazën tjetër si lider me nëntë pikë, derisa Finlanda tani duhet të shpresojë që të kualifikohet nga pozita e tretë.

 

Shpërndaje në: