Belerit iu hoq mandati nga KQZ, Kryeministria letër Begajt: Cakto datën për zgjedhjte e Himarës

Belerit iu hoq mandati nga KQZ, Kryeministria letër Begajt: Cakto datën për zgjedhjte e Himarës

Këshilli i Ministrave i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës.

Pak orë pasi KQZ i hoqi mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit, Kryeministria kërkon nga Bajram Begaj që të caktohet sa më parë data e zgjedhjeve të parakohshme në Himarë.

Mësohet se shkresa mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të MInistrave, Engjëll Agaçit.

Sipas Nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë si dhe mbi bazën e Kodit Zgjedhor, Presidenti është organi që dekreton datat e zgjedhjeve në vend.

Shpërndaje në: