Bekim Jashari tregon se çfarë pseudonimesh mbanin Adem dhe Hamëz Jashari
Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit në ‘Debat Plus” ka zbuluar se si në kohë lufte, familja Jashari kanë përdorur pseudonime për Adem dhe Hamëz Jasharin.
‘’Jemi mundu gjithmonë me përdor anonime kur ka qenë në pyetje si për armatim si për njerëz. Ne kemi pseudonym edhe për Hamëzin edhe për Ademin. Babushin e kemi quajtur ‘’Dyl Mehmeti’’ sepse e ka pas luajtuar rolin e dramës. Është marrë edhe me aktrim edhe me këndim. Kurse axhën Adem e kemi quajtur, ‘’Syla’’. Për shkak të fizionomisë dhe mustaqeve të mëdhaja, do të thotë të Sylejman Vokshit’’, tha Jashari./Periskopi/