Bekim Haxhiu thotë se dallimi mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit për vendin e parë është 1.5 për qind
Posti i kryeministrit do të jetë mes Bedri Hamzës e Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut.
Ai në një video-podcast ka thënë se diferenca mes Kurti e Hamzës sipas sondazheve është 1.5%.
Sipas deputetit, kjo mund të ndryshojë për shkak të profesionalizmit të Bedri Hamzës.
“Dallimi i Albin Kurtit me Bedri Hamzën është që te disa sondazhe ka fitu Bedri Hamza, në disa dallimi mes Albinit e Bedriut është rreth 1.5% dhe jo me i madh, dhe kjo mund të ndryshojë rrënjësisht në fushatën elektorale për shkak të ofertës tonë, për shkak të vizionit të Bedri Hamzës dhe për shkak të profesionalizimi të tij kjo mund të ndryshojë, dhe ne luftojmë për vendin e parë”, ka thënë ai për Periskopin.
Deklaratën e plotë e gjeni më poshtë: