Bekim Haxhiu: Gjasat për me shku në zgjedhje të parakohshme kanë dështuar

Bekim Haxhiu: Gjasat për me shku në zgjedhje të parakohshme kanë dështuar

Partia Demokratike e Kosovës pas takimit mes Krasniqit e Kurtit, ka insistuar këto ditë që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Lidhur me këtë çështje në një intervistë të për Periskopin ka folur deputeti i kësaj partie , Bekim Haxhiu, shkruan Periskopi.

Ai u shpreh se gjasat për të shkuar në zgjedhje të parakohshme kanë dështuar.

Në afatet kohore të cilat ne si Parti Demokratike i kemi parashtruar që vendi maksimalisht të shkojë në zgjedhje me datën 7 korrik, deri sa dhe derisa sot jemi në datën 29 maj, i bie që teknikisht, gjasat për të shkuar në zgjedhje të parakohshme deri me datë 7 korrik, kanë përfunduar. Për faktin se një pjesë e LVV’së që nuk kanë qenë të gatshëm me votu shpërndarjen e Kuvnedit dhee dy parti tjera opozitare, LDK’ja dhe AAK’ja, gjithashtu do të ishin të gatshme me votu shpërndarjen e Kuvendit.– tha Haxhiu për Periskopin.

 

Duke folur për shpërndarjen e Kuvendit dhe kërkesat e dy partive opozitare LDK dhe AAK, që të dorëhiqet Kurti, Haxhiu tutje ka thënë se kjo kërkesë është e palogjikshme dhe goxha naive duke pasur parasyshë format të cilat i ka përdorur Kurti për të ardhur në pushtet.

Jo se PDK-ja e dëshironte shpërndarjen e Kuvendit dhe jo dorëheqjen e Kurtit, sepse edhe ne do të donim dorëheqjen e Kurtit. Por se një diçka e tillë edhe është e palogjikshme edhe është e pamundur, që Kurti të jap dorëheqje. Kërkesa që Kurti të jap dorëheqje është goxha naive dhe e palogjikshme, nëse e shikoni biografinë politike të Kurtit dhe arritjen e tij në pushte. Dikush i cili ka qenë i gatshëm që të shkojë zvarrë rrugëve, t’i përgjakë rrugët e Prishtinës për me ardhë në pushtetme me kauza të rrejshme, me mendu që i njëjti ka me jep dorëheqje vetëm se po ia kërkojnë dy lider politik ose opozita është edhe jo e logjikshme edhe është goxha naive.– theksoi tutje deputeti i PDK-së.

Haxhiu gjatë intervistës përmendi faktin se nuk ishte i pajtimit që Kurti e Krasniqi të takoheshin jashtë institucioneve shtetërore, pasi që sipas tij në kafene mund të takohesh me miq dhe njerëz që të pëlqejnë, e jo me ata që i bëjnë dëm Kosovës.

Personalisht nuk kam qenë pro këtij takimi, e para do të duhej të mbahej në institucione, sepse me Albin Kurtin mund të bisedohet vetëm në institucione dhe për çështje institucionale dhe shtetërore dhe jo në kafiteri dhe restorane ti rrin me miq e njerëz që të pëlqejnë, e jo me ata që i bëjnë dëm Kosovës.”- tha Haxhiu.

Ndryshe edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar në një konferencë se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme tashmë është ezauruar. Krasniqi. Ai tha se thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike lidhur me këtë proces nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme./Periskopi

Shpërndaje në: