“Bëji yzmet burrit me Covid, lëri fotot”, Ajola Xoxa nuk u kursen përgjigjen ndjekësve në Instagram
Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi dy ditë më parë se ishte infektuar ne Covid-19. Ai tha se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, teksa bëri thirrje për kujdes nga qytetarët.
“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM, mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruante Veliaj, ndërkohë që duket se përveç tij, Covid nuk ka kursyer as bashkëshorten Ajolën.
Mbrëmjen e djeshme Xoxa ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe në komente nuk ka munguar edhe një kritikë. Dikush i sugjeroi Ajolës të kujdeset për kryebashkiakun e t’i lërë fotot në Instagram, ndërsa nuk ka vonuar shumë përgjigjja e saj, që tregon se po ashtu është duke kaluar një moment jo të mirë.
“Hallin tim s’e paske fare e. Po i bëjmë të dy yzmet njëri-tjetrit, pa merak. Bëji dhe ti yzmet jetës tëndde dhe mos i paragjyko të tjerët pa i njohur hiç”, i është përgjigjur ajo.
Në fakt, fjalët e saj “i bëjmë të dy yzmet njëri-tjetrit” na bëri të mendojmë se gjithashtu Ajola mund të jetë infektuar nga Veliaj dhe tashmë po kujdesen së bashku për njëri tjetrin. Të shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë për familjen e tyre.