Bëjeni nutellën vetë në shtëpi!

Periskopi.com Zoya

Kush nuk e ha nutellën?! Është një nga rastet e vetme kur të rriturit nuk ndahen nga fëmijët.

Ne ju sugjerojmë ta bëni në shtëpi sepse është shumë e thjeshtë dhe cilësia do të jetë më e mirë!

Për të përgatitur kremin e shijshëm grini 100 gr çokollatë (jo të zezë) dhe vendosni në një tigan për të pjekur 80 gr lajthi.

Në mikser hidhni 100 gr sheqer dhe përzieni mirë deri sa të përftoni një trajtë mielli.

Shtoni lajthitë dhe çokollatën dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të keni një krem të trashë.

Mos harroni që herë pas here duhet ta ndalni mikserin dhe ta lini pak kremin të pushojë, për ta përzier sërish.

Duhen rreth 5 minuta.

Në fund, në enën ku poqët lajthitë, vendosni 80 gr gjalpë dhe hidhni aty masën që përgatitët.

Gradualisht hidhni edhe 100 ml qumësht dhe përziejeni deri sa kremi të jetë gati.

Ky proces zgjat rreth 10 minuta.

Hidheni nutellën e bërë në shtëpi në një enë qelqi dhe lëreni të pushojë të paktën 2 orë përpara se ta shijoni.

Shpërndaje në: