Behrami për konferencën e ambasadorëve që e organizoi Gërvalla: Osmani refuzoi të marrë pjesë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani refuzoi të marrë pjesë në takimin tradicional të fundvitit me ambasadorë të Kosovës.
Behrami përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se asnjë shtet nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës.
“Asnjë shtet në botë nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës.
E kanë izoluar Kosovën nga bota, duke e shndërruar politikën e Jashtme në politikë të përçarjeve të brendshme!
Në takimin tradicional të fundvitit me ambasadorë të Kosovës, udhëheqësja e politikës së Jashtme, Vjosa Osmani, ka refuzuar të marrë pjesë.
Edhe rreth 11 mijë kilometra katrorë të Kosovës janë të vogla me mbajt inatet e mëdha primitive ndërmjet krerëve të shtetit.” – ka shtuar ai.
Vlen të theksohet se konferenca në fjalë, është organizuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz.
Postimi i plotë:
Asnjë shtet në botë nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës.
E kanë izoluar Kosovën nga bota, duke e shndërruar politikën e Jashtme në politikë të përçarjeve të brendshme!
Në takimin tradicional të fundvitit me ambasadorë të Kosovës, udhëheqësja e politikës së Jashtme, Vjosa Osmani, ka refuzuar të marrë pjesë.
Edhe rreth 11 mijë kilometra katrorë të Kosovës janë të vogla me mbajt inatet e mëdha primitive ndërmjet krerëve të shtetit.
Në vend që të lobojnë për njohje dhe kundër Serbisë, këta krejt energjinë e harxhojnë duke lobuar kundër njëri-tjetrit!
E dhimshme!
Kosova mundet shumë:
#MaMirë
#BedriHamza1✅
#ArtanBehrami75✅