Behrami: Paramilitarët serbë i kanë çu tre gishta lart kur kanë kryer masakra dhe kur janë detyruar të largohen nga Kosova, tash e provokuan njësoj Drenicën

Behrami: Paramilitarët serbë i kanë çu tre gishta lart kur kanë kryer masakra dhe kur janë detyruar të largohen nga Kosova, tash e provokuan njësoj Drenicën

35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – për një seri shkeljesh, e më së shumti për gjuhë dhe nxitje të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë.

Në mesin e ankesave të bazuara që çuan në gjobitjen e Vetëvendosjes është edhe ankesa se në tubimin e tensionuar në Skenderaj u ngritën ”tre gishta lartë, gjest i cili është simbol eksluziv serb, i cili në tri vitet e fundit ka marrë ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami.

“Janë dy momente kur paramilitarët serbë i kanë çu tre gishta lart: kur kanë bërë masakra ndaj civilëve, grave e fëmijëve, dhe kur janë detyruar të largohen nga Drenica për shkak të rezistencës së UÇK-së dhe sulmeve ajrore të NATO-s”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.

Sipas Behramit, simpatizantët e VV-së të shtyrë nga Albin Kurti i ngritën gishtat lart.

“As në ëndrrën time më të keqe nuk do ta kisha paramenduar që një ditë simpatizantët, të shtyrë nga lideri i tyre, do ta provokonin Drenicën me shenja të tilla”, përfundon në reagimin e tij Behrami.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎Skenderajt. tubimin ne PZAP-i, pasi 9ပ shqyrtoj dhe vlerësoi ankesat gjeti se: Ankesat jane te bazuara Ne tubimin e mbajtur " Komunën ye משוווב S pandıta. nuk duron Te Banditat: sociale dhe mediat elektronike Skenderajt janë publikuar disa fotografi nẽ mjetet mbështetësve LVV, te mbledhur nẽ e tubim, duke noritur tre gishta larte. giest cili ështe simbol ekskluziv serb, marr ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat zhvilluara cili ne tre vitet e fundit ka ne ballkan; kandidatja për deputete nga radhët e LVV, znj.Fitore Pacolli ka postuar profilin 吸ai n品 fanahanl. në‎"‎

Shpërndaje në: