Behrami nis fushatën në vendlindje: Për herë të parë fshatrat e Luginës së Ibrit, do të kenë përfaqësim dijnitoz në Parlament
Kandidati i PDK’së për deputet, Artan Behrami ka filluar fushatën në fshatin e tij të lindjes, Vinarc të Mitrovicës, shkruan Periskopi.
“Për herë të parë fshatrat e Luginës së Ibrit, që janë vendbanimet më të hershme të Mitrovicës, do të kenë përfaqësim dijnitoz në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Fushatën #MaMirë e fillova nga fshati i lindjes, Vinarc i Epërm, i Mitrovicës! Për herë të parë fshatrat e Luginës së Ibrit, që janë vendbanimet më të hershme të Mitrovicës, do të kenë përfaqësim dijnitoz në Parlamentin e Kosovës.
Do ta kenë një adresë për shqetësimet e tyre. Do ta kenë një zë të fuqishëm që do të luftojë për ta!
Për mua ishte ndër ditët më të lumtura që të marr mbështetjen e atyre me të cilët ndajmë gjakun, të kaluarën dhe të ardhmen!
Një fjalë e urtë gjermane thotë: “Vendlindja të zbret në tokë”.
Sot zbrita me dy këmbët në tokë, për t’u ngritur sërish lart në Parlamentin e Kosovës, me mbështetjen e madhe që mora nga vendasit!
I nderuar që këtë garë po e bëjmë bashkë me kusherirën time, Igballe Asllani-Potera!
Faleminderit për pritjen!
#MaMirë
#BedriHamza1✅
#ArtanBehrami 75 ✅
#IgballeAsllaniPotera105✅