Behrami: Haxhi Thaçin e mundonte padrejtësia që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit tregoi në emisionin Frontal me Arsim Lani se e ka njohur nga afër Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit, i cili vdiq të dielën.
“Më ka lënë përshtypje për urtësinë e tij dhe kthjelltësinë e sidomos për një zemër të madhe, për atdhedashuri e rezistencë. Kur nuk e kam njoftë bacin Haxhi kam thënë se ku e gjen ish-presidenti forcën për me i përballu situatat – e kam pa që e ka marrë prej tij”, ka thënë Behrami.
Ai tha se Haxhi Thaçin e mundonte padrejtësia që tha se po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Sa herë kemi bisedu është mundu që në mënyrë proporcionale mos me folë për të birin e tij por edhe për shokët e tij, me folë për Kadrin, Rexhën e Jakupin dhe kjo tregon se ka pasë zemër të madhe. E ka mundu shumë padrejtësia sistematike që po i bëhet ish-krerëve. Ka qenë njeri modest” ka thënë Behrami.