Behramaj për Kurtin: Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan që ta kriminalizosh shtetin tënd në sy të Internacionales Socialiste

Behramaj për Kurtin: Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan që ta kriminalizosh shtetin tënd në sy të Internacionales Socialiste

Ish-këshilltari i ish-kryeminsitrit Hashim Thaçi ka reaguar ashpër pas sulmeve që kryeministri Albin Kurti i bëri dje nga Nju Jorku ndaj mediave dhe opozitës, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behramaj e quajit Kurtin si “politikan të çororditur” pasi në sy të Internacionales Socialiste u mundua ta kriminalizoi vendin e vet.

Postimi i plotë:

Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan, pa fije ndërgjegje e ndjenje përgjegjësie, që të shkosh me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës në Nju Jork dhe nga pozita e një kryeministri që po e sheh fundin e tij, ta sulmosh shtetin tënd, ta kriminalizosh në sy të Internacionales Socialiste, t’i sulmosh mediat dhe opozitën për shkak të shpërfilljes totale që po i bëhet si i sanksionuar.

Po sillet sikur të ishte “konsull” në Nju Jork, duke mbajtur takime vetëm në Konsullatën e Kosovës, sepse si kryeministër askush nuk po ia hapë derën!

Shpërndaje në: