Behramaj: Aq e pashpresë është lista VV-së, sa që edhe Bislimi nuk guxo të matej para popullit

Behramaj: Aq e pashpresë është lista VV-së, sa që edhe Bislimi nuk guxo të matej para popullit

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ironizuar me listën e VV-së për kandidatë për deputetë.

Ai ka vlerësuar se lista e partisë në pushtet është e pashpresë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se në këtë listë nuk ka guxuar të futet as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës.

“Aq e pashpresë është lista zgjedhore e Vetëvendosjes, saqë edhe njeriu kryesor i kësaj qeverie, Besnik Bislimi, nuk guxoi të dilte dhe të matej në popull. Paramendoni tash, i njëjti negocion me Serbinë për fatin e Kosovës! Listë zgjedhore e konsumuar dhe katër vjet e vjetër!”, ka shkruar Behramaj.

Shpërndaje në: