Behgjet Pacolli në listën e Bedri Hamzës në zgjedhjet e 9 shkurtit?
Aleanca Kosova e Re (AKR), e Behgjet Pacolli pritet të jetë në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu ka mësuar Periskopi nga burime të sigurta brenda AKR-së.
Periskopi ka tentuar të marrë një përgjigje nga ana e z. Pacolli, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Ndryshe listës së PDK-së, i prin Bedri Hamza i cili kandidon për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kujotjmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, Behgjet Pacolli ka kandiduar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në ato zgjedhje Pacollin e votuan 11 mijë e 649 persona.