Bëhet virale videoja ku një DJ shihet pa ndjenja në festën e Diddy-t, reperi tallet me të
Në rrjetet sociale është përhapur një video e re e arrestimit të Sean Diddy Combs-it, e cila i ka mërzitur shumë njerëz.
Videoja është realizuar në një nga festat e tij famëkeqe, në të cilën ai tallej me DJ britanik James Ford, i cili kishte mbetur pa ndjenja, transmeton Indeksonline.
“Për të gjithë ata në Londër që nuk e dinë se çfarë ndodh kur një burrë i bardhë vjen në festën e P. Diddy-t… Kjo është ajo që ndodh me një të bardhë”, tha Diddy në video, më pas iu drejtua James, i cili ishte në një shtrat. “Dhe është James…! DJ-të nuk duhet të humbasin mendjen. Por ata vijnë në një nga festat e mia dhe kjo u ndodh atyre”, tha Diddy gjatë festës së tij në Londër në fillim të viteve 2000.
Një burim i afërt me Diddy foli për TMZ-në dhe doli në mbrojtje të Diddy. “Pretendimet e tij nuk ishin nënçmuese. Njerëzit vazhdojnë të postojnë video të vjetra për t’iu përshtatur mendimeve negative dhe gjithçka është jashtë kontekstit”, tha burimi.
A disturbing resurfaced video shows Sean ‘Diddy’ Combs mocking an unconscious British DJ at one of his infamous parties.
The rapper is seen bragging about putting DJ James Ford, of the Simian Mobile Disco duo, to sleep at a house party in London in the early 2000s. pic.twitter.com/N5v61HREF0
— MassiVeMaC (@SchengenStory) October 8, 2024