Bëhet viral momenti kur Meloni nervozohet pasi u vonua Biden në Samitin e NATO-s

Bëhet viral momenti kur Meloni nervozohet pasi u vonua Biden në Samitin e NATO-s

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shfaq e nervozuar në mëngjesin e së enjtes, ndërsa ajo dhe liderë të tjerë botërorë prisnin që presidenti Biden dhe sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, të hapnin ditën e tretë të Samitit të NATO-s.

Duke folur me presidentin finlandez Alexander Stubb, ajo ngriti sytë nga tavani, shkruajnë mediat e huaja, përpara se të bënte shenjë me kyçin e dorës.

Një person i tretë që po dëgjonte bisedën më pas nxori telefonin e tij për të kontrolluar orën, dhe ajo përsëri rrotulloi sytë përpara se të dallonte se kamerat ishin të fokusuara tek ajo.

Është e paqartë se çfarë po diskutonin liderët, por reagimi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Biden dhe Stoltenberg më në fund hapën ditën e tretë të samitit rreth orës 10:40 të mëngjesit, pasi Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë për në samitin gati 20 minuta pasi ishte planifikuar të fillonte aktiviteti.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu e shtyu konferencën për shtyp të Bidenit në orën 6:30 pasdite.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti 81-vjeçar e mban Melonin në pritje këtë verë.

Ai ishte i fundit nga liderët që mbërriti në takimin e G7 të muajit të kaluar në rajonin e Pulias të Italisë.

“Nuk duhet të lini një grua të presë kështu”, i tha Meloni Biden-it me humor.

VIDEO

Shpërndaje në: