Bëhet olimpistja më e re britanike në histori që fiton të artë: 13-vjeçarja nuk mundi ta besojë atë që kishte bërë
Sky Brown, 13-vjeçarja e jashtëzakonshme – skejtiste nga Kalifornia – është bërë britanikja më e re në në histori që fiton medalje olimpike, transmeton Periskopi.
Disa orë pasi një tërmet goditi Tokion, tinejxherja shkroi emrin e vetë në librat e rekordeve të Britanisë.
Vetëm si 13-vjeçare e 28 ditë, Brown është shndërruar në britaniken më të re që garoi në Lojërat Olimpike, duke thyer për 15 ditë rekordin e mbajtur nga notarja Margery Hinton në Olimpiadën e vitit 1928.
Tash ajo ka shkuar një hap tutje duke fituar medalje në tentativën e parë, teksa përfundoi në vendin e tretë në parkun inaugurues të grave.
Shikoni momentin kur ajo e kupton se fitoi medaljen pas një paraqitjeje brilante. /Periskopi.com/
Sky Brown’s bronze medal winning #skateboard run at the Tokyo Olympics ?#SkyBrown #skateboarding #Olympics #Tokyo2020 pic.twitter.com/LOdfgQQ1y4
— Barney Durrant (@Barney71) August 4, 2021