Begaj: Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka pritur homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, në Tiranë.
Begaj, në një konferencë për media, ka theksuar se ata kanë biseduar edhe për Kosovën, duke shpresuar se Sllovakia do të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në akterët ndërkombëtar.
Sllovakia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën.
“Një temë tjetër e bisedimit tonë kishte të bënte me Kosovën. Shqipëria vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit rajonal, dhe e mbështet parezervë rrugëtimin e shtetit të ri, Kosovës. Për ne Kosova është një demokraci e qëndrueshme dhe një faktor stabiliteti i rëndësishëm”, tha ai, raporton Klan Kosova.tv. transmeton Periskopi.
“E falënderova Z. Pellegrini që Sllovakia e ka njohur pasaportën e Kosovës nga viti 2012. Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, për mundësinë e rishikimit të qëndrimit me Republikën e Kosovës”, ka thënë Begaj./Periskopi/