Begaj për Kadarenë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave

Begaj për Kadarenë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për vdekjen e njërit ndër shkrimtarët më të arritur shqiptar, Ismail Kadare ka thënë se Shqipëria ka humbur gjeniun e tyre të letrave.

Jo vetëm Shqipëria e shqiptarët, por Begaj thotë se Kadarenë e humbën Ballkani, Evropa dhe bota.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkruan Begaj në Facebook.

Vdes shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare

 

Shpërndaje në: