Begaj e quan akt terrorist sulmin në veri: Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Kosovës
Bajram Begaj, president i Shqipërisë, ka shkruar në lidhje me bisedën telefonike që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenti shqiptar e ka quajtur sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit si akt sabotues e terrorist.
Begaj ka shkruar se mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Kosovës.
“Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist” – ka shkruar Begaj, ndër të tjera.
Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, @VjosaOsmaniPRKS , ku
dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.…— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 30, 2024